Rekordi negativ i Sergio Ramos; 19 kartona të kuq në La Liga

Serhio Ramos bën me dhimbje koke Zinedine Zidane. Kapiteni i Los Blancos nukdo të luajë ndaj Sevijës në La Liga javën e ardhshme, një ndeshje kjo që është shumë e rëndësishme. Qendërmbrojtësi i kampionëve të Spanjës u ndëshkua  me karton të kuq në mbrëmjen e së shtunës në ndeshjen me Atletik Bilbao duke vendour një rekord të ri në La Liga.

Serhio Ramos është i pari lojtar që arrin në kuotën e 19 kartonave të kuq në kampionatin spanjoll duke lënë pas 2 lojtarët e viteve 80, Çavi Aguado dhe Pablo Alfaro që ishin ndalur në kuotën e 18 kartobnave të kuq, me këta të fundit që nuk ngurruan të bënin shaka me këtë rekord të Ramos në rrjetet sociale. Por jo vetëm kaq, në total në të gjitha kompeticionet, Serhio Ramos ka 24 kartona të kuq me fanelën e Realit të Madridit. Por Ramos nuk është problemi i vetëm për Zidan për ndeshjen ndaj Sevijës. Do të mungojnë edhe Karvahal e Kasemiro edhe këta  të skualifikuar për shkak të kartonave të verdhë.

Sfidanti.al