Higuain ‘shënon’ edhe jashtë fushe; argjentinasi do të bëhet baba

Gonzalo Higuain po përjeton një moment të artë. Fraktura në dorë është një kujtim i largët dhe goli në San paolo duket se po i ndryshon sezonin argjentinasit  për të cilin gjërat po shkojnë mjaft mirë edhe në jetën personale. Gonzalo Higuain në fakt është i qetë edhe në lidhjen e tij të dashurisë me Lara Vehler.

Sipës të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, sulmuesi i Juventusit do të bëhet baba për të parën herë, pasi shumë shpejt e fejuara e tij do të sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Sfidanti.al