Realit i kërkohen 150 milionë euro për De Ligtin, Junajtidi ofron Pogbanë!

A mund të jetë kjo formula magjike, apo asgjë nuk do të ndryshojë. Fati i Matijs De Ligtit mbetet në diskutim (të përktën nëpër media) dhe përveç Barcelonës (që e deshi verën e kaluar), të interesuar duken edhe Reali i Madridit e Mançester Junajtidi. Mbrojtësi 21-vjeçar thuhet se është i lumtur tek Juventusi, dhe drejtuesit torinezë i thanë agjentit të tij, Mino Raiola, se nëse Reali e dëshiron, duhet të paguajë 150 milionë euro për kartonin e holandezit.

Nga Spanja sigurojnë se Florentino Perez nuk ka ndërmend të shpenzojë kaq shumë për një mbrojtës. Po Solskjeri në “Old Traford”? Në Angli po thonë se Junajtidi mund të përdorë “karremin” Pol Pogba për të mbërritur tek De Ligti. “Djajtë e kuq” nuk po ia ndjejnë nevojën kampionit të botës duke pasur në mesfushë Bruno Fernandezin, Skot Mektominajn dhe Nemanja Vidiçin. Ata kanë nevojë edhe për një mbrojtës klasi, për ta vënë në krah të kapitenit Harri Megajer dhe De Ligti do të ishte i duhuri. i ri dhe  i talentuar. Ndoshta shkëmbimi me Pogbanë mund të funksionojë, aq më tepër që Juventusi ka nevojë për klas dhe fuqi në mesfushë.

Sfidanti.al