Reali – me sy vigjilentë tek Aguero, Kuni me këmbë të forta

Reali i Madridit po e ndjek me kujdes dhe vigjilencë situatën e krijuar rreth Kun Agueros ne Mançester Siti dhe është gati që të fillojë përpjekjet që ta sjellë atë në “Santiago Bernabe”, gjatë sezonin veror të ardhshëm të transferimeve. Megjithëse, deri para pak kohësh, Aguero ishte ylli kryesor në ekipin e Mansitit, kohët e fundit, ai nuk është më midis lojtarëve të prefreruar të Pep Guardiolës. Madje, në ndeshjen e fundit me Uest Hemin, Guardiola vendosi që ta mbajë atë të ulur në stolin e rezervave, ndërkohë që i hapi vend në formacionin e parë të fillimit përforcimit të ri të ardhur në ekip, Gabriel Zhesus, që e tregoi veten si një opsion të shkëlqyer.

Reali i Madridit, prej një kohe, pak a shumë, të gjatë, po interesohet për Agueron dhe situata më e fundit lidhur me të në Mançester paralajmëron se, ka shumë mundësi, që verën e ardhshme, ky futbollist argjentinas të kalojë te “mbretërorët”. Guardiola, nga ana e tij, insiston se Aguero nuk është në shitje, por ky i fundit, me siguri, që nuk dëshiron të rrijë ulur në stolin e lojtarëve rezervë të ManSitit dhe, nëse nuk përfshihet përsëri në formacion e parë të ekipit, do të largohet nga ky ekip. Kështu që Guardiola do të mund të bëhet shkas për kthimin e tij në Madrid, ku interesim për Agueron ka shfaqur edhe ish-klubi i tij i Atletikos, ndërkohë që spekulohet edhe për PSZH-në dhe Juventusin. Kështu që duket qartë se muajt e ardhshëm të këtij sezoni do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Agueros.

Sfidanti.al