Tifozët presin kontratën e Mesit, klubi sjell … Ronaldinjon!

Nëse do të ishte ai i 10 viteve më parë, nuk do të kishte mbetur tifoz i Barcelonës po u hedhur përpjetë nga qejfi. Për fat të keq, legjenda e dikurshme nuk mund të kthehet sikurse ishte. Klubi katalanas ka njoftuar se Ronaldinjo do të jetë përsëri në “Kamp Nou”, veçse këtë herë jo për të dalë në fushë me fanelën “blaugrana” dhe për t’u futur tmerrin mbrojtjeve kundërshtare. Braziliani 36-vjeçar do të jetë ambasador i klubit, dhe do ta përfaqësojë nëpër aktivitete të ndryshme.

Ronaldinjo mban ende një emër shumë të madh në Barcelonë. Ai ndihmoi krijimin e Barcelonës së parë të madhe, përpara sesa “timonin” ta merrnin yjet e “La Masisë”. Fitoi Championsin në 2006, u shpall dy herë kampion, fitoi dy herë Superkupën dhe shumë trofe të tjera, si dhe fitoi Topin e Artë në 2005. Për fat të keq, ai u ngop pak si shpejt, dhe sërish për fat ishte Lionel Mesi aty që ia mori stafetën. Tifozët presin tani që klubi të njoftojë lajmin shumë të madh, atë të rinovimit pikërisht të Mesit.

Sfidanti.al

ronaldinjo champions