Polemika që provokoi Reali i Madridit me njoftimin e arritjes së një marrëveshjeje me trajnerin Lopetegit 2 ditë para fillimit të botërorit detyroi presidentin florentino Perez që të përpilojë një kontratë shumë të favorshme për ish teknikun e përfaqësueses spanjolle. Katër muaj më vonë, gjendja ka ndryshuar në mënyrë drastike aq sa është krijuar edhe një situatë tragjikomike.
Në fakt klubi madrilen është i detyruar që t’i paguajë lopetegit një shumë të majme në rast të shkarkimit përpara kohe të tij. Trajneri bask ka një kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2021 me një pagë prej 6 milionë Eurosh në sezon. nëse Florentino Perez vendos ta shkarkojë atë në këtë moment, atëherë ai në bazë të kësaj kontrate do të jetë i detyruar t’i paguajë plot 18 milionë Euro.
Media spanjolle thekson se Hulen Lopetegi nuk ishte zgjedhja e parë e Florentino Perez për të zëvendësuar Zinedin Zidan. Por refuzimet e njëra pas tjetrës që i erdhën nga teknikët e tjerë që ai kërkoi, e vunë kreun e ‘Los Blancos’ me shpatulla pas murit për të bërë edhe zgjedhjen që e dimë të gjithë. Përpara Lopetegit, Florentino Perez kontaktoi me Poçetinon, Klop, Lëv deri te Masimiliano Alegri që nuk ngurruan t’i thonin ‘Jo’.
sfidanti.al