Ronaldo imiton Mejuedhër; shfaqet në konferencë shtypi me orë që vlen 2 milionë Euro.

Floid Mejuedhër është një sportist që nuk ngurron asnjëherë të tregojë për publikun gjendjen e tij financiare dhe objektet luksoze që ai zotëron. Kristiano Ronaldo duket se po e imiton boksierin amerikan dhe këtë e bëri në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Juventusit me Mancester Junajtid në Old Trafford për Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi portugez u shfaq teksa mbante në dorë një orë me diamante që nuk kaloi pa u vënë re nga fotografët. Ora ishte e markës ‘Jacob & Co’ e gamës Caviar Torubillon dhe ka në përbërje të saj edhe 424 brilantë të bardhë e të kuq të shpërndarë në të gjithë strukturën e saj. Mësohet se Ronaldo për të blerë këtë orë shpenzoi plot 2 milionë Euro, ndërkohë që sipas tabloidit ‘The Sun’, një orë të tillë të ngjashme të dizenjuar nga Franck muller e bleu edhe rapperi  Wizkid.

Përsa i përket konferencës për shtyp, Ronaldo iu përgjigj të gjitha pyetjeve, përfshirë këtu edhe ato për akuzat për përdhunim ndaj Kethrin majorgës duke u shfaqur mjaft i qetë.

‘E di që mund të jem një shembull për të tjerët si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës-tha ronaldo-gjithnje jam i buzëqeshur, jam i lumtur, luaj në një klub fantastik, kam një familje të mrekullueshme, 4 fëmijë, shëndet të plotë. Asgjë nuk më turbullon’.

sfidanti.al