Real Madrid, prezantohet Bernabeu i ri, Perez: Do të jetë stadiumi më i mirë në botë

Santiago Bernabeu do të ristrukturohet dhe këtë të martë, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez bëri prezantimin e projektit të ri. Gjithcka ndodhi në një ceremoni ku të pranishëm ishin politikanë lokalë dhe kombëtarë.

‘E ndërmorëm këtë rrugë në vitin 2009 dhe nuk ishte aspak e lehtë-tha Perez në fjalënm e tij-javën e ardhshme do të firmosim kontratën e financimit për punimet dhe në prill projekti do t’i dorëzohet një prej kompanive të ndërtimit që janë në garë për të nisur sa më shpejt punën në përfundim të sezonit. Do të jetë një përmirësim për qytetin e Madridit, do të jetë stadiumi më i mirë në botë. është një mundësi e artë për ta transformuar stadiumin në një platformë të madhe teknike për të komunikuar me botën’.

Që nga viti 2000 kur mori mandatin e tij të parë në krye të Realit të Madridit e deri tani, duke përjashtuar periudhën 2006-2009, Florentino Perez ka investuar 500 milionë Euro për përmirësimin e infrastrukturave, 269 milionë për Santiago Bernabeun dhe 231 milionë për qendrën stërvitore të Valdebebas.

sfidanti.al