Ky është komenti tallës që gazeta “Marka” i bën futbollistëve të Realit të Madridit pas humbjes së tyre në fushën e Espanjolit. Në një ndeshje në një moment të papërshtatshëm, për shkak të afrimit të Championsit, trajneri Zidan luajti me shumë mungesa dhe u ndëshkua.
“Kam një lajm të keq për Realin, – shkruan analisti Ruben Himenez, – duhen edhe vetëm 12 javë deri në fund të kampionatit”. “Duket sikur Madridin po e nxjerrin në fushë me zor për të luajtur ndeshjet, ndërsa mendjen e ka diku tjetër, tek Championsi”, – vazhdon Himenez.
“Ndonjëherë futbollin nuk arrij ta kuptoj”, – ishin fjalët e Zidanit pas takimit, ndonëse ishin vetëm justifikime. Reali pati mungesa të rëndësishme, si Marselo, Modriç, Kros apo Ronaldo, po ashtu në stol u lanë Karvahal e Benzema, dhe në një kampionat të vështirë si La Liga kjo paguhet. Barcelona, p.sh., pati një humbje dhe një barazim në fushën e Espanjolit këtë sezon, edhe pse me ekip të plotë.
Humbja e lë Realin 7 pikë larg vendit të dytë, Atletikos, dhe në rrezik për t’u kaluar nga Valencia, në një garë të ashpër për në Champions. A mund të mendohet Madridi i madh në vend të katërt, dhe që t’i duhet plej ofi për të hyrë në fazën e grupeve?
Sfidanti.al