Ramos shpreson se Ronaldo do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, s’braktiset parajsa.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, vazhdon të heshtë sa i përket të ardhmes, që flitet se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, pas akuzave për evazion fiskal.
Lidhur me të ardhmen e portugezit është pyetur edhe kapiteni Sergio Ramos, dëshira e të cilit është që ta ketë Cristianon bashkëlojtar edhe sezonin e ardhshëm.
“A do të qëndrojë Ronaldo? Shpresojmë, shpresojmë që po”, u përgjigj Ramos me një buzëqeshje në fytyrë.