Reali i Madridit e vazhdoi dominimin e tij në Evropë, duke fituar titullin e tij të tretë radhazi në Champions-in evropian, pasi mundi 3-1 Liverpulin në finalen e zhvilluar në Kiev. Për “mbretërorët”, ky është titulli i katërt gjatë pesë sezoneve, ndërkohë që Barcelona ka fituar vetëm një.
“Cilët janë prioritetet tona? Kjo pyetje do përgjigje. Ka diçka të pazakontë”, vuri në dukje i shqetësuar ish-mbrojtësi legjendar i Barcelonës Karles Pujol.
Sidoqoftë, Barcelona e uroi, përmes Twitterit, Realin e Madridit për titullin e fituar të Champions-it.
Sfidanti.al