Perezi ka vendosur: Edhe Garet Bejli në listën e transferimeve!

Kryesia e Realit të Madridit i ka dhënë lejën Garet Bejlit që ai të largohet nga klubi gjatë sezonit veror të ardhshëm të transferimeve. Gazeta spanjolle “Marka” shkruan se kryesia e klubit kampion të Evropës, më në krye presidentin e saj, Florentino Perez, e ka vendosur këtë futbollist 28-vjeçar uellsian në lisën e transferimeve, kështu që është e sigurt se ai do të largohet nga “Bernabeu”.

Bejli, në fakt, qëkur erdhi te Reali nga Totenhemi, u përball me shumë dëmtime, gjë që ndikoi shumë në pjesëmarrjet e tij në ndeshjet e klubit “mbretëror”, duke mos i justifikuar, në përgjithësi, 100 milionë eurot që u paguan për të.

“Marka” shkruan se kryesia e klubit është gati të pranojë 90 milionë euro për të, ndërkohë që nuk do të përbë ndonjë habi të madhe, nëse Reali e shet atë për një shumë edhe më të vogël. Sidoqoftë, pavarësisht nga dëmtimet, interesimi për këtë futbollist është ende i madh. Verën e kaluar, emri i tij u lidh me transferime eventuale te Mançester Junajtidi, Celsi dhe Totenhemi. Bejli, gjatë pesë viteve jo të plota, ka luajtur në 173 ndeshje të klubit gjigant madridas dhe ka shënuar 76 gola, ndrsa ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Sfidanti.al