Pedro: Turp, kjo nuk është më ajo Barcelona që njoh unë!

Ish-futbollisti i klubit katalonjas Pedro Rodrigez nuk e fsheh zhgënjimin e tij lidhur me politikën që ndiqet, momentalisht, në Barcelonë kundrejt futbollistëve të rinj, konkretisht ndaj atyre që vijnë nga akademia e saj e njohur e futbollit. Duket qartë se këtij lojtari ofensiv 29-vjeçar të Celsit kampion të Anglisë nuk i vjen aspak mirë sesi ish-klubi i tij i trajton futbollistëte rinj që, në kushtet e tanishme që mbizotërojnë atje, nuk mund ta tregojnë veten.

“Filosofia bazë e Barcelonës është zhdukur. Kur unë ndodhesha në atë klub, ishin 11 futbollistë që kishin ardhur nga radhët e të rinjve dhe që ishin fantastikë, ndërkohë që atyre u jepej mundësia që ta tregonin veten. Kurse, tani, një praktikë e tillë është zhdukur. Ky është një turp i madh! Ajo që po shoh unë, me një keqardhje të madhe, është se shumë futbollistë të rinj të Barcelonës po largohen ose do të largohen në të ardhmën e afërt nga ajo, në kërkim të ekipeve të tjerë që ta tregojnë veten ate”, deklaroi Pedro që, gjatë viteve 2008-2015, ka luajtur në 204 ndeshje për ekipin e parë të Barcelonës, me të cilën ai ka shënuar 58gola, ndërsa, më vonë, para dy vitesh, u bashkua me Celsin londinez.

Sfidanti.al