Interi vazhdon të ëndërrojë Angel Di Marian. Futbollisti argjentinas është i preferaruari i padronëve zikaltër të Suning të cilët e shohin atë edhe si një mundësi shumë të mirë për të rritur akoma më shumë marketingune klubit milanez. Treguesit flasin për një pozicion të mirë të Interit në këtë aspekt, pasi Di Maria e ka shfaqur disponibilietetin e tij për transferimin dhe mund të kënaqet edhe me një pagë prej 6-7 milionë Euro në sezon, pavarësisht se te Paris Saint Germain ai paguhet me 10 milionë euro në sezon. Por në këtë rast ajo që duhet është të bindë klubin francez për të siguruar kartonin e Di Marias. Shifra minimale që pretendojnë transalpinët është 50 milionë Euro, por kjo nuk e tremb shumë Suning që duket se është gati të bëjë investimin e madh.
Sfidanti.al