Max Biaggi thotë mjaft; tërhiqet nga garat automobilistike

Aksidenti që i ndodhi ka lënë një shenjë të thellë te Max Biaggi që duket se ka vendosur të tërhiqet përfundindimish nga garat automobilistike. Mjafton të lexosh postimin e tij në Twitter për të kuptuar idenë e ish kampionit të Botës në Motoçiklizëm. Biaggi tashmë 46 vjeçar publikoi një foto ku shfaqej i ati duke mbajtur dorën e tij në spital, për të bërë edhe një premtim solemn që të lë të kuptosh vendimin e tij për të braktisur pistat e garave. ‘Babai im ka pasur frikë për 25 vjet dhe ky është premtimi im që nuk do ta lejoj më që ai të ketë ende frikë-lexohet në postimin e Max Biaggit.

Sfidanti.al