Pas “shigjetave” me helm  Perezit dhe Zidanes, Pepe sulmon tifozët e Realit!

Pepe, gjatë kësaj vere, vendosi që t’i japë fund qëndrimit të tij te Reali i Madridit, pasi nuk mori ndonjë ofertë të kënaqshme nga ana e presidentit të klubit, Florentino Perez. Ai, që atëkohë, e shprehu pakënaqësinë e tij të madhe lidhur me qëndrimin ndaj tij nga ana e drejtuesve të klubit dhe trajnerit Zinedin Zidane, kurse tani ai e nxehu edhe më shumë atmosferën me deklaratën e tij të djeshme, në të cilën ai vuri në dukje se tifozët e Realit as që mund t’u afrohen atyre të Beshiktashit, me të cilin Pepe luan tani.

“Te Reali, janë të shpeshta rastet, kur lojtarët duhet ta motivojnë vetë veten që ne të arrinim që të luanim mirë. Nga ana tjetër, tifozët e Realit nuk janë aq emotivë sesa ata të Beshiktashit. Publiku te Beshiktashi është fantastik. Këtu, me këta tifozë në krah, nuk ke nevojë që ta motivosh vetë veten. Te Reali nuk ndodhte kjo”, vuri në dukje Pepe.

Sfidanti.al