Tenisti Huan Martin Del Potro e përfundoi ëndrrën e tij në turneun e fundit Grand Slam të sezonit, US Open, pasi në gjysmëfinale të tij, ky argjentinas kurajoz, mbas disa ndeshjeve, me të vërtetë, të shkëlqyera, pësoi humbje nga Rafael Nadali, 3-1 (4-6, 6-0, 6-3, 6-2). Del Potro, në këtë ndeshje që zgjati dy orë e gjysmë, i bëri ballë Nadalit vetëm në setin e parë, të cilin ai e fitoi 6-4, kurse, më pas, ai nuk ishte në gjendje që t’i bëntë ballë furisë së tenistit spanjoll, ndërkohë që duhet të theksohet se Del Potro kishte një dëmtim që e pengoi atë gjatë kësaj ndeshjeje.
Në finale të turneut US Open do të ndeshen nesër (të dielën) Rafael Nadal dhe Kevin Andersoni që në gjysmëfinale mundi tenistin Kareno-Busta.
Sfidanti.al