Marc Marquez tregoi se jo më kot është 3 herë kampion i botës në MotoGP.Piloti spanjoll i Hondës triumfoi në Çmimin e Madh të San Marinos në një garë që u shoqërua edhe nga reshjet e shiut. Në pistën e lagur të Misanos, Marquez dhuroi spektakël në xhiron e parafundit kur parakaloi italianin Danilo Petrucci për të regjistruar fitoren e tij të katërt sezonale.
Podiumin e kësaj gare e plotësoi piloti tjetër italian, Andrea Dovizioso me Ducatin e tij duke u renditur në vendin e tretë. Vinales që fitoi pole position 1 ditë më parë e mbylli garën i katerti, ndërsa Lorenzo braktisi garën pas vetëm pak xhirosh. Me këtë fitore Marc Marquez kryeson klasifikimin e përgjithshëm për pilotë së bashku me Dovizioson me 199 pikë. Ndërsa në vendin e tretë është Maverick Vinales me 183 pikë.
sfidanti.al