Reali i Madridit arriti një fitorë të rëndësishme ndaj Atletikos së Bilbaos, në fushën e kësaj të fundit, duke iu larguar Barcelonës pesë pikë në përpjekjet për të fituar trofeun e Primerës spanjolle dhe duke konfirmuar, ndërkohë, edhe pozicionin e liderit në tabelën e klasifikimit, para pauzës së ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018. Megjithatë, pavarësisht nga fitorja, trajneri Zinedin Zidane i paralajmëroi lojtarët e tij që të mos lëshohen, duke qenë se ata kanë ende shumë punë për të bërë deri në fund të këtij sezoni. “Ne arritëm që të fitonim në një fushë të vështirë. Vuajtëm pak, por, ama, gjatë të gjithë kohës, ne u përpoqëm dhe luajtëm me karakter. Ne e dinim se Atletiko nuk do të dorezohej deri në fund dhe na krijoi shumë probleme. Kjo ishtë një fitore e rëndësishme, ne e vazhduam serinë tonë pozitive, por ka ende edhe 11 ndeshje deri në fund. Ne jemi në krye, por kjo gjë nuk do të thotë asgjë, pasi kemi përpara shumë ndeshje të vështira”, tha Zidane.
sfidanti.al