Roj Kin: Mjaft më me Murinjon, ai nuk është për Mançester Junajtidin!

Pas kritikave dhe vërejtjeve të vazhdueshme nga ana e trajnerit të “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, lidhur me kalendarin mjaft të ngjeshur të ndeshjeve të Mançester Junajtidit, njeriu që gati një dekadë ka qenë kapiten i ManU-së, Roj Kin, foli ashpër në adresë të trajnerit portugez. “Kurrë më parë, në jetën time, nuk kam dëgjuar budallallëqe të tilla, si këto që thotë Murinjo. Nuk ka kuptim që trajneri i Mançester Junajtidit, një nga klubet më të mëdhenj në planetin tonë, vazhdimisht, të ankohet dhe të qahet. Ato që thotë ai, nuk kanë kuptim. Ndoshta, ky klub është i madh për shpatullat e tij. Më kanë ardhur në majë të hundës qarjet e tij”, vuri në dukje kapiteni legjendar i “djajve”. Kini, si ndihmës i O’Nilit, është ndeshur disa herë më Zhoze Murinjon, kur ky i fundit drejtonte Celsin. Kini nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Fergusonin, por tifozët e vlerësonin shumë këtë futbollist irlandez.

sfidanti.al