Trajneri francez, Zinedin Zidane tashmë ka thyer rekordin e trajnerit Leo Beenhaker kur ka 36 ndeshje pa humbje.
Ky rekord llogaritet edhe me ndeshjet e edicionit të kaluar, por, ai tashmë ka barazuar edhe rekordin e Fabio Capellos me 25 ndeshje pa humbje nga fillimi i edicionit, të cilin e kishte arritur në vitin 1996-97.
Zidane këtë rekord mund ta thyej rekordin te dielen kur në finale të Kupës së Botës do të luaje kundër skuadrës japoneze Kashima.
Kujtojmë se në këto 25 ndeshje, Real Madrid i Capellos kishte shënuar 51 gola dhe kishte pranuar vetëm 15, ndërsa Reali i Zadane ka shënuar 74 gola dhe ka pranuar 28 të tjera.