Një gjobë si ajo për Diego Kostën, plot 25 milionë euro!

Ka kaluar 8 vjet të mëdhenj tek Atletiko, por si çdo gjë e mirë, edhe kjo po i afrohet fundit. Diego Kosta dhe klubi madrilen nuk janë më mishërim i njëri-tjetrit dhe sulmuesi dëshiron të largohet, madje që në janar. Në moshën 32-vjeçare ai ka pasur dëmtime, dhe trajneri Diego Pablo Simeone ka gjetur një dyshe sulmi ideale me Luis Suarezin dhe Zhoao Feliksin. Për sulmuesin braziliano-spanjoll nuk ka vend, plus që ai ka pasur edhe dëmtime dhe ka shënuar vetëm 1 gol këtë sezon. Sidoqoftë, nëse nuk do të ketë marrëveshje për largim, Kosta mund të gjobitet fort, sidomos nëse shkon tek Reali apo Barcelona. Mediat spanjolle shkruajnë se flitet për 25 milionë euro vetëm si gjobë, plus 5 milionë të tjera nëse shkon në një ekip tjetër të Championsit, si dhe klubi që dëshiron ta marrë duhet të paguajë mbi 3 milionë euro për kartonin.

Sfidanti.al