Kjo përrallë në këtë rast duhet marrë në kuptimin e fundit, pra jo që dhelpra tha që “rrushtë nuk janë pjekur” meqë nuk i arriti dot, por sepse “rrushtë” nuk kanë dëshirë të shkojnë tek “dhelpra”. Mediat angleze shkruajnë që Zhoze Murinjo shpreson të ribashkohet me Sergio Ramosin tek Totenhemi, meqë kapiteni i Realit nuk po rinovon kontratën në Madrid. Historia e akordit të qendërmbrojtësit me presidentin Perez nuk ka qenë gjithmonë e mirë, dhe duket se ende ka vështirësi për kontratë të re, por Ramosi nuk ka pasur raporte të mira me Murinjon në “Bernabeu”. Ata janë përplasur dhe madje mbrojtësi edhe e ka tallur ish-trajnerin e tij. Akordi i 34-vjeçarit përfundon në verë, ai mund të bisedojë me klube të tjerë që nga janari, ndërsa duket se me Realin po ndahen për kohëzgjatjen e rinovimit, pasi Ramosi do dy vjet, e klubi jep vetëm një.
Sfidanti.al