Boca Juniors mori një fitore të lehtë në kampionatin argjentinas ndaj Huracanit 3-0. Dy gola të Ramon Abila dhe një i Obandos i dhanë mundësi skuadrës së Xeneizes që të arkivojë me lehtësi këtë ndeshje pa pasur në fushë lojtarin më të mirë të saj Carlos Tevez i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli me vëmendje shumë të madhe.
Por edhe pse nuk ishte i impenjuar në fushën e lojës, Carlos Tevez bëri që të flitej për të në rrjetet sociale. Arsyeja? Veshja që ai kishte zgjedhur për të ndjekur sfidën. Pikërisht në rrjetet sociale, mediat argjentinase dhe shumë të apasionuar u përqendruan te veshja shumë e vecantë e futbollistit. Tevez u paraqit me një komplet vërtet origjinal me ngjyra si ato të Boca Juniors, por që nuk ishte shumë bindës.
‘Përse Tevez është me pizhama?-shkruante një prej përdoruesve në rrjetet sociale, ndërkohë që komente të shumta u bënë edhe në postimin në Instagram të medias TyC Sports që ndjek me kujdes historitë e Boca Jr me këtë të fundit që gjithsesi gjeti kohën dhe mënyrën për të pyetur tifozët e saj se cfarë mendonin për look-un e Tevezit.
Sfidanti.al