Një “El Klasiko” në Majemi, do të thotë miliona për La Ligën

Disa vjet më parë, kampionati spanjoll nuk përfitonte ndonjë gjë të jashtëzakonshme nga tifozët dhe biznesi jashtë kufijve të Spanjës. Pesha e të ardhurave “ndërkombëtare” nga e drejta televizive ishte relativisht e vogël, dhe në 2013-2014 arrinte në 260 milionë euro. Sot, është ndryshe, dhe tregu jashtë Spanjës i jep plot 900 milionë euro La Ligës, që do të thotë klubeve të saj, ndërsa pesha është rritur në 42 për qind, me tendencë për t’u shtuar.

Kjo është arsyeja që drejtuesit e ligës po bëjnë ç’mos për të organizuar të paktën një ndeshje (sa për fillim) në SHBA, dhe konkretisht në Majemi, ku edhe komuniteti hispanik është i madh. Gazeta “El Pais” shkruan se “distanca mes Madridit dhe Majemit është 7 000 km, por ia vlen që të shkohet deri atje. Një Real-Barcelona do të ishte maksimumi, ndërsa synohet që Lionel Mesi të fitojë në SHBA po atë status që ka Lebron Xhejmsi, ylli i sotëm i Los Anxhelos Lejkërsave.

Sfidanti.al