Tha përshëndetje naziste, televizioni holandez pezullon Van Basten

Fox Sports pezulloi Marko van Basten nga detyra e tij e opinionistit për 1 javë dhe shkaku është fraza naziste ‘Sieg Heil’  në transmetim direkt. Rrjeti televiziv konfirmoi këtë vendim duke  bërë të ditur se në të njëjtën kohë do të mbajë edhe pagën e 1 jave ndaj legjendës së futbollit holandez për ta derdhur për llogari të Institutit Holandez për Dokumentacionin e Luftës, që është arkiva historike për cështjet e luftës së dytë Botërore

Marko Van Basten e tha këtë frazë pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Ajaksit dhe Herakles dhe 55 vjecari tha këtë frazë vetëm pak caste pasi ishte mbyllur intervista e moderatorit televiziv Hans Kraj me trajnerin e Herakles, Frank Vormuth. Van Basten menjëherë kërkoi ndjesë teksa tha se nuk ksihte synim të shokonte njerëzit dhe se donte vetëm të ironizonte  gjermanishten e Hans Kraj dhe se ajo e tij ishte një batutë e pavend.

Sfidanti.al