Doni provë tjetër që CR7 ndihet keq? E keni në stërvitjen e Juves!

Një futbollisti i ndodh shpesh të vihet në mes gjatë ushtrimit kuadrat, me qarkullim topi. Kjo gjë i ngjau edhe Kristiano Ronaldos në stërvitjen e Juventusit para duelit të Championsit ndaj Atletikos. Ishte një moment, kur portugezi nuk po arrinte dot ta kapte topin, dhe mbeti si “qole” në mes të shokëve që vazhdonin t’i pasonin njëri-tjetrit. Kjo është normale, dhe nervat zakonisht lihen për t’u përdorur në raste të tjera, por për CR7-ën ndodhi ndryshe dhe ai reagoi i acaruar.

Në të kundërt, Paulo Dibala dhe Leonardo Bonuçi e quajtën shumë gazmor këtë moment, si dhe reagimin me nerva të shokut të tyre të ekipit, aq sa nisën të qeshnin dhe të duartrokisnin fort. Ka disa javë që Ronaldo nuk duket se ndihet shumë mirë tek Juvja, që pas zëvendësimeve radhazi që i bëri trajneri Sarri, ndërsa lojtari u përgjigj me dy aktivizime radhazi tek Portugalia. Gjithsesi, Sarri vazhdoi me planin e tij dhe Kristiano nuk luajti në fitoren 3-1 të Juventusit në fushën e Atalantës.

Sfidanti.al