Shpëtimi nuk do të vijë as këtë vit nga Franca. Transferimi më i madh (i ri) i shekullit nuk do të ndodhë, pasi Nejmari kushton tepër shtrenjtë dhe është e pamundur që të paguhet kartoni i tij, plus edhe rrogat, në kohë koronavirusi. Realiteti i Barcelonës është tek emrat e mundshëm, dhe shpëtimi këtë verë pritet të vijë nga Italia. Trajneri Kike Setien ka “ndezur dritën jeshile” për këmbimin Artur-Pjaniç, ndërsa objektivi i rëndësishëm i sulmit është Lautaro Martinez.
Vështirësia më e madhe është tek bisedimet me Interin, pasi italianët kërkojnë minimalisht 60 milionë euro “metelik”, pra “kesh” në dorë, nga vlerësimi total i kartonit prej 111 milionë eurosh. Problemi i dytë ka të bëjë me yjet që duhet të largohen nga “Kamp Nou”. Disa nuk duan, dhe disa të tjerë nuk është e lehtë të transferohen, sepse në futboll sot nuk ka para si dikur.
Sfidanti.al