Sulmuesi i Realit të Madridit, Alvaro Morata, nuk është aspak i kënaqur me statusin që ka në “klubin mbretëror”. Në 11 ndeshjet e zhvilluara, ai ka shënuar katër gola, por, sidoqoftë, atij i ka ardhur në majë të hundës roli si “xhol” i trajnerit Zinedin Zidane.
“Më ka ardhur në majë të hundës roli i superzëvendësuesit te Reali dhe pres që të përfshihem në formacionin e parë, në një të ardhme të afërt. Unë jam lojtar ekipi dhe jam shumë i kënaqur te Reali, rëndësi ka që ekipi të fitojë. Ne duhet të vazhdojmë me një ritëm të tillë dhe ëndrra ime është që të bëhem një futbollist i suksesshëm në këtë klub”, thotë Morata.
Pas fitores së fundit, 3 – 0, ndaj Leganesit, Reali i Madridit mbeti në krye të Primeres spanjolle dhe, këtë javë, ai do të ketë përballë ekipin rival kryesor të qytetit, Atletikon e Madridit.