Në Spanjë e thonë thuajse me bindje se kampionia e re e vendit të do të jerë Reali. Gjithsesi, Zinedin Zidan e di se nuk ka asgjë të sigurt, ndërsa është tepër ishqetësuar për dëmtimin më të fundit të Eden Hazarit. Ylli belg, që po kalon një sezon të vështirë pikërisht për shkak të problemeve fizike, do të mungojë sërish dhe ndoshta mund të mos luajë në 4 ndeshjet e mbetura të La Ligës. Reali është ifortë edhe pa Hazarin, por gjithsesi prania e belgut në ekip e forconte edhe më shumë, ijepte lojë më të mirë e më shumë gola. Në ndeshjet e fundit, Reali ka fituar ngushtë dhe me polemika, dhe kjo ijep shpresë Barcelonës, e cila ndryshe nuk do të kishte asnjë shans për të fituar titullin.
Sfidanti.al