Një natë e ftohtë në stadiumin e Stouk Sitit do të kishte qenë prova më e vështirë në karrierë për Lionel Mesin. Të paktën, kështu dyshojnë shumë persona në Angli, pra që “magjiku argjentinas” nuk do të përshtatej dot me fushat, klimën dhe lojën e ashpër në Premier Ligë. Kjo pyetje iu bë vetë numrit 10 të Barcelonës, dhe përgjigja nuk vonoi.
“Ata që dyshojnë duhet të kishin parë fushat në Rozario, ku luajta në fillim të karrierës sime, – ishin fjalët e Mesit, – edhe në atë kohë, luajta shumë mirë”. Sido që të ishte puna, do të ishte tepër e vështirë që Stouk Siti të pretendonte për të marrë Leon. Skuadra angleze është në kategorinë e dytë, ndërsa Mesi ka kontratë me Barcelonën deri në 2021, dhe me klauzolë 700 milionë euro.
Sfidanti.al