Gaskoin serish ne telashe; akuzohet per ngacmim seksual

Shfaqen telashe te reja per Pol Gaskoin. Ish futbollisti i perfaqesueses angleze qe prej vitesh ka luftuar varesine nga alkooli, kete radhe perballet me akuzen e ngacmimit seksual. Gaskoin, qe ne 20 gusht u ndalua nga policia, u denoncua nga nje grua sipas se ciles 51 vjecari e ngacmoi ate ne tren teksa ishte duke u kthyer nga Jorku.

Pol Gaskoin qe eshte terhequr nga futbolli i luajtur ne vitin 2004, u ndalua nga policia, por me pas u la i lire dhe ne 11 dhjetor do te jete i detyruar te shfaqet ne Gjykaten e  Njuton Ejklif. Pikerisht ne gusht, Gaskoin u shfaq ne rrjetet sociale duke u prezantuar si nje njeri i ndryshuar, por ne daten 20 te atij muaji dicka nuk shkoi sic duhej kur policia mori nje telefonate ku i kerkohej nderhyrja ne stacionin e Durhamit.

Sfidanti.al