Perse Martinez nuk e shpjegon dot “apokalipsin” e Belgjikes…

Belgjikës i duhej vetëm që të shmangte një humbje me dy gola diferencë në ndeshjen me Zvicrën në fushën e kësaj të fundit që t’i bashkohej Portugalisë dhe Anglisë në turneun final për titullin e kampionit të Ligës së Kombeve. Dhe, në fakt, gjithçka nisi shumë mirë për Belgjikën, pasi ajo shënoi dy golat e parë brenda 20 minutave të para me anë të Torgan Azarit (vëllait të Edenit) dhe u duk se Belgjika e siguroi pjesëmarrjen në “Final 4” të Ligës së Kombeve, por nuk ishte thënë, sepse situata u përmbys krejtësisht, ajo pësoi plot pesë gola dhe mbeti jashtë turneut katërsh final.
“Ne arrogantë? E keni gabim, neve na befasuan kundërsulmet e kundështarit, ne kishim harruar të mbroheshim”, deklaroi mbas ndeshjes trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, duke shtuar:
“E kam të vështirë ta shpjegoj atë që ndodhi. Ne filluam mire, por pastaj erdhi momenti, kur Zvicra e kuptoi se nuk kishte se çfarë të humbiste dhe u hodh në kundërsulm. Ishim ne ata që i dhamë mundësi kundërshtarit që ai të kthehej në lojë. Sidoqoftë, nga kjo ndeshje ne duhet të nxjerrim mësimet e duhura”.
Sfidanti.al