Mesi dhe Suarez në një reklamë për japonezët, xhonglojnë deri në 56 metra

Lionel Mesi dhe Luis Suarez, dy yjet e Barcelonës, kanë një ditë kur mund të jenë kundër njëri tjetrit, veç jo me fanellën e katalanasve, të cilët as nukm do t’i besonin syve. Kanë ngrehur një sfidë televizive dy yjet, nën regjinë e një televizioni japonez, ku topi është bindur në këmbët e tyre, më parë se limiti. Nëse ju kujtohet, edhe disa kohë më parë, Mesi dhe Suarez,  kishin ndezur pasionin e kureshtarëve të xhonglimit me top, kur kishin qëlluar në shenjë një dron në lartesi. Këtë herë ishte fare gjë tjetër, Leo dhe Luis e filluan xhonglimin me topin nga 10 metra, duke pasuar tek njëri tjetri pa e lënë topin që të prekë tokën, ndërkohë që i largoheshin nga 10 metra midis tyre.

Pas një arti mrekullues në goditje dhe në marrjen e topit, dy artistët e vegjël ‘japonezë” do të ndalonin për habi tek kuota e 56 metrave dhe më e pabesueshmja do të ishte se pikërisht Leo Mesi ka gabuar pasimin e radhës. Kështu ishte regjia, apo Mesi nuk është robot i pagabueshëm? Sido qoftë, ishte një reklamë që të linte me gojë hapur.

Sfidanti.al