Mançester Junajtid s’e harron Grizman, por ai zgjedh Barcelonën?

Mancester Junajtid nuk e harron Antuan Grizman. Drejtuesit e klubit anglez kanë rishfaur interesin e tyre për sulmuesin e Aletiko Madrid madje kanië nisur edhe lëvizjet e tyre duke hyrë në kontakte me personat që janë më pranë sulmuesit francez.  Por duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve të tyre.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ , përfaqësuesit e Grizman u kishin dhënë këtë përgjigje emisarëve të Mançester Junajtid: ‘Antuan tani është në duart e Barcelonës’. Por kjo frazë nuk e ka stepur Mançester Junajtid që ka shprehur dëshirën për të luftuar deri në fund përgrizmaashtu sdikurse duan të bëjnë edhe Reali i Madridit e Paris Sën Zhermen. Dhe e gjithë kjo listë është krijuar duke ditur që në 1 korrik klauzola e sulmuesit me Atleëtikon do të redukthët nga 200 milionë në 100 milionë Euro dhe në merkato nuk do të ketë asnjë futbollist të kalibrit të Grizman që të kushtojë ‘vetëm’ 100 milionë Euro.

Barcelona, sic  ka informuar më parë kjo e përditshme,ka një akord paraprak me Atletiko Madrid, ndërkohë që edhe vetë Grizman ka dhënë ‘Ok’ e tij, por përkëto marrëveshje nuk ekziston asnjë dokument dhe pikërisht në këtë aspect do të kapet Mancester Junajtid dhe klubet e tjera pretendentë për të tentuar blerjen e kartonit të francezit duke bërë një ofertë ekonomike më të lartë se ajo e Barcelonës.

Sfidanti.al