Mallkimi I dëmtimeve prek Barcelonën; e pëson edhe Ansu Fati

Barcelonën duket se e ka kapur mallkimi I dëmtimeve në repartin e sulmit. Pas Lionel Messit, edhe Ansu Fati bëhet viktimë e problemeve fizike me 16 vjecarin që ka shfaqur shqetësime në gjurin e djathtë dhe ashtu sikurse edhe argjentinasi nuk do të jetë në ndeshjen e radhës në La Liga ndaj getafes.

Klubi I Barcelonës doli me një komunikatë duke deklaruar se Ansu Fati do të mungojë në sfidën e kësaj të shtune dhe se evoluimi I tij do të përcaktojë edhe disponibilitetin e tij për ndeshjet e ardhshme. Ansu Fati ndjeu shqetësime edhe në ndeshjen me Borusian e Dortmundut duke u zëvendësuar në minutën e 60 të saj. Fati dhe Mesi shtojnë radhët në infermierinë e katalanasve duke iu Bashkuar Umtiti dhe Xhordi Albës

Lita e të grumbulluarve të Valverdes për ndeshjen me Getafen:

Portierë: Ter Shtegen  dhe Neto.

Mbrojtës: Semedo, Piké, Todibo, Vage, Lenglet dhe Xhunior.

Mesfushorë: Rakitic, Buskets, Artur, Alenjá, Serxhi Roberto, Arturo Vidal dhe De Jong.

Sulmues: Suárez, Dembélé, Grizman dhe Karles Pérez.

Sfidanti.al