Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk I ka pranuar aspak akuzat e bëra së fundmi në drejtim të saj për manipulim të votave në cmimet The Best’ ku Lionel Messi u shpall lojtari më I mirë. Qeveria e futbollit botëror I konsideroi si të padrejta dhe të gënjeshtërta informacionet të mediave të ndryshme që kanë ngritur dyshime për integritetin e votimit për Lionel Mesin si lojtari më I mirë në kategorinë e meshkujve.
FIFA thekson se procesi I votimit u monitorua nga kompania PriceëaterhouseCoopers (PëC) në Zvicër që është një observator I pavarur
‘Si FIFA, ashtiu edhe observatori I pavarur mund të vërtetojnë se të gjitha votat u bënë conform rregullave dhe brenda afateve të përcaktuara dhe si pasojë nuk ka asnjë dyshim përsa I përket autenticitetit të rezultatit-theksohej ndër të tjerat në komunikatën e FIFA
Federata Egjiptiane e Futbollit kishte kërkuar shpjegime se përse nuk ishin votat e kapitenit dhe trajnerit të Egjiptit dhe FIFA u përgjigj se votat e tyre ishin të pavlefshme. Ndërsa në rastin e kapitenit të Nikaruaguas, Huan Barrera që ttha se nuk kishte votuar kurrë edhe pse emri I tij figuronte në listë duke ia dhënë votën Messit, ishte vetë Federata e këtij vendi që dha shpjegimet e saj teksa pranoi gabimin administrative teksa prezantoi votimin në emrin e kapitenit kur votimin e bëri kapiteni I dytë I përfaqësueses.
FIFA theksoi se do të hetojë dhe do të aplikojë sanksione nëse do të verifikohet ndonjë parregullsi në votime edhe nëse ato nuk do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të votimeve.
Sfidanti.al