Luka Modriç tundohet: E shoh veten ne Major League Soccer

Luka Modric deshiron qe te mbylle karrieren te Reali i Madridit me te cilin ka kontrate deri me 2020, por kroati nuk e perjashton mundesine qe te provoje nje aventure te re ndoshta ne Major League Soccer.

‘Askush nuk e di se çfare do te ndodhe ne te ardhmen edhe pse kam edhe 2 vjet kontrate me Realin e Madridit-tha Luka Modric-ketu jam i lumtur dhe do te me pelqente te mbyllja karrieren te kjo skuader. Por nese kjo nuk do te ndodhe, atehere e shoh veten te luaj ne MLS’.

Modric u pyet edhe per Ibrahimovic dhe kroati u pergjigj se do te donte ta shihte ate ne fushat e lojes edhe per pak kohe. Ai shtoi se Ibrahimovic eshte nje prej futbollisteve me te mire ne 10-20 vitet e fundit dhe se i uron me te miren per zgjedhjen qe ka bere.

Sfidanti.al