Ndërsa pret me ankth vendimin e Neymar, Barcelona bën lëvizjet e saj në merkato. Sipas medias spanjolle, shumë shpejt pritet të mbërrijë te skuadra katalanase Philipe Coutinho, një futbollist të cilin e ka kërkuar edhe vetë Neymar. Mësohet se tashmë drejtuesit e Barcelonës kanë arritur akordin me futbollistin por edhe me Liverpoolin për blerjen e kartonit të tij për shifrën e 80 milionë Eurove. A do të mundin katalanasit të mbajnë Neymar me këtë lëvizje, apo paratë e sheikut të PSG do të fitojnë betejën për të?
sfidanti.al