Ancelotti i kundërpëgjigjet Interit: Hiq dorë nga Vidal, qëndron te Bayern

Kohët e fundit, Interi ka shfaqur dëshirën për të sjellë në Milano, Arturo Vidal, dicka që nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelotti i cili në harkun e vetëm pak ditëve ka mohuar 2 herë largimin e kilianit nga bavarezët. ‘Vidal do të qëndrojë ende me ne-tha Ancelotti në një konferencë shtypi në Singapor-Sabatini e Spalletti duhet të heqin dorë. Interi ka një trajner me shumë eksperiencë të shohim nëse kjo skuadër do të marrë futbollistë të rinj’. Por Ancelotti foli edhe për mundësinë e drejtimit të kombëtares italiane duke theksuar se të ardhmes nuk i dihet edhe pse për momentin ai është i fokusuar te Bayerni ku dëshiron të punojë disa vjet.

sfidanti.al