Quhet Zheferson Lerma dhe është nga Kolumbia. Lojtari i mbiquajtur “Kafetero” do të largohet nga Levante për tek Bornemuthi në Angli, duke thyer rekordin e shitjeve nga ana e klubit spanjoll. Shifra që anglezët do të paguajnë për mesfushorin është 30 milionë euro, thyerje trefish e rekordit të vjetër, edhe pse klauzola e transferimit për të ishte 60 milionë euro. Bornemuthi rriti kërkesën dhe Levante pranoi, ndërsa rekordi i mëparshëm i një lojtari të shitur prej klubit i përkiste portierit Kejlor Navas, që kaloi për 10 milionë euro tek Reali i Madridit.
Sfidanti.al