Lajmi i ditës në Itali: Atletiko mendon për Mauricio Sarrin

Mauricio Sarri mund të jetë zëvendësuesi i Simeones te Atletiko Madrid. Ky është lajmi i dittës i publikuar në median italiane sipas së cilës drejtuesit e klubit spanjoll kanë shfaqur interesin për trajnerin aktual të Napolit. Edhe pse Simeone ka me Atletikon një kontratë deri në 2020, drejtuesit e iberikëve e dinë shumë mirë se ofertat për të nuk mungojnë dhe se ndoshta ka ardhur momenti që të kërkojnë horizonte të reja.

Nëse ky opsion  do të bjerë, atëherë ‘Los Colchoneros’ do të hedhin sytë nga Antonio Konte. Atletiko madrid nuk do që në fund të sezonit të ndodhë ndonjë lëvizje që mund ta gjejë atë të papërgatitur dhe të shkaktojë destabilitet në skuadër pranadj po mendon per çdo opsion te mundshem.

Por jo vetëm kaq, sipas portalit calciomercato.com, Atletiko Madrid është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Antuan Grizman në rast se francezi do të largohet. Kandidaturat nuk mungojnë dhe më konkretisht ata janë Ikardi i Interit dhe Kavani i Paris Sën Zhermen dhe kjo huk është hera e parë që madrilenër po studiojnë mundësinë e blerjes së njërit prej tyre.

Sfidanti.al