Natyrisht, janë luajtur shumë pak ndeshje dhe përfundimet do të ishin të nxituara. Gjithsesi, bën përshtypje të thellë që Atletik Bilbao mban vendin e dytë në La Liga të Spanjës, duke mos pasur shpenzuar asnjë euro gjatë verës. Baskët bënë vetëm një lëvizje, duke marrë Ezkietën nga Barcelona me parametër zero, ndryshe nga gjigandët madrilenë e katalanas. i vetmi ekip që e ka kaluar deri tani Bilbaon, është Atletiko e Madridit, me 9 pikë nga 7 të baskëve, ndërsa Simeone shpenzoi jo pak, por plot 245 milionë euro, duke bërë edhe blerjen më të kushtueshme në Spanjë, Zhoao Feliksin për 127 milionë.
Reali i Madridit, në total, ishte klubi me shpenzimin më të madh, 303 milionë euro duke marrë Hazarin, Joviçin, Militaon, Mendinë e Rodrigon. Barça nxorri nga arkat 255 milionë euro me blerjet e shtrenjta të Grizmanit, De Jongut, Netos, Zhunior Firpos apo Emersonit. Bilbao e mundi skuadrën e Valverdes 1-0, si dhe fitoi derbin bask ndaj Sociedadit, 2-0. Gjithsej, klubet spanjollë shpenzuan 1 miliardë e 335 milionë euro gjatë verës, një shifër vërtet gjigande.
Sfidanti.al