‘Jam Gati të bëj një hap prapa nëse Luis Enrike vendos të kthehet në drejtimin e Kombëtares-kështu u shpreh trajneri i përfaqësueses spanjolle, Roberto Moreno i cili mori këtë rol në qershor të 2019 kur Luis Enrike vendosi që të tërhiqej për të qëndruar pranë familjes për probleme personale
Dhe kjo do të ndodhë gjithnjë nëse Luis Enrike do të marrë vërtet një vendim të tillë për t’u ulur sërish në pankinën e ‘La Rojas’ gjë që padyshim Morenon do ta bënte vërtet të lumtur.
Në qershor Luis Enrike e la detyrën e tij për t’i qëndruar pranë vajzës së tij 9 vjecare Xana që vetëm pak ditë më parë humbi betejën e sakj me sëmundjen e tmerrshme të kancerit në kocka duke ia lënë vendin e tij Morenos.
‘Është një situatë e ditëve të fundit që duhet ta respektojmë dhe nuk besoj se në këtë moment ai as që po e mendon dicka të tillë-konfirmoi Moreno-e konsideroj Luisin një mik dhe miqësia vjen para cdo gjëje në jetë sepse pa të humbasim cdo gjë që na dallon si njerëz. Kështu që nëse do të marrë vendimin për t’u kthuer do të jem i pari dhe më i lumturi që t’i lë vendin dhe të punoj sërish me të’.
sfidanti.al