Ky Asensio, “dashuri” e Ronaldos, lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë?

Ylli i ri i Realit të Madridit, Marko Asensio, ka mundësi që të bëhet shpejt lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë. Këtë futbollist 21-vjeçar shumëkush e konsideron si talentin më të madh të së tanishmes, ndërkohë që mediumet spanjollë transmetojnë lajmin se në Madrid ka ardhur një ofertë nga Mançester Junajtidi me një “peshë të rëndë” prej 200 milionë eurosh. Gazeta “Don Balon” shkruan se trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, tanimë, është takuar dhe ka biseduar me Asension dhe klubi i “Old Trafordit” duket se nuk do t’i kursejë paratë që ta sjellë atë në radhët e veta.

Thuhet se krerët e Realit të Madridit po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit, te cilen e ndez edhe Ronaldo, që ta pranojnë ofertën, kështu që Asensio mund të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë. Asensio, gjatë këtij sezoni, ka luajtur në 17 ndeshje në të gjithë konkurrimet dhe ka shënuar 6 gola, por nuk është shumë i kënaqur me statusin që ka te Reali, duke pritur një minutazh më të madh loje. Krahas Junajtidit, interes për Asension kanë treguar Mançester Siti dhe PSZH-ja, por, sidoqoftë, gjithçka është në dorë të Realit që nuk do ta lëshojë lehtë talentin e vet më të madh.

Sfidanti.al