Kushtoi 150 mln Euro, Dembele blerja më e shtrenjtë e Barcelonës

Ousmane Dembele është praktikisht futbollist i barcelonës. 150 milionë Euro është shifra totale që klubi katalanas do të derdhë në arkat e Borussia Dortmund gjë që bën atë blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbolllit dhe më të kushtueshmen për Barcelonën.  Transferimi i Dembelesë në Camp Nou ka lënë pas atë të Neymar për të cilin spanjollët i paguan Santosit 97 milionë Euro, ndërkohë që në vendin e tretë është Luis Suarez kartoni i të cilit kushtoi 81 milionë Euro. Mes 5 blerjeve më të shtrenjta të Barcelonës janë edhe zlatan Ibrahiomovic me 69 milionë Euro dhe David Villa me 40 milionë Euro.të njëjtën shifër Barcelona e pagoi edhe për të marrë këtë verë brazilianin Paulinho.

sfidanti.al