Kur e thotë edhe “armiku” Simeone, do të thotë se s’ka “komplot mbretëror”!

Reali i Madridit ka marrë 9 penallti këtë sezon të La Ligës, Barcelona 6, ndërsa Majorka e Bilbao nga 10. Pas kësaj statistike, le të lexojmë fjalët e Diego Pablo Simeones, trajnerit të rivalit të përjetshëm të “merengesve”, Atletikos së Madridit. A mendon edhe argjentinasi se të bardhët po ndihmohen këto javë për t’u shkëputur? “Mendoj se kush fiton më shumë penallti, është më shumë kohë në zonën e rreptësisë kundërshtare, – u shpreh Simeone, – nëse je më shumë në sulm, siç bën Reali, do të thotë se je më shumë në zonën kundërshtare. Sot kemi VAR-in, dhe gjithçka është më e ndershme se më parë, gjërat shihen më mirë”. Gjithsesi, Simeone nuk shpjegoi se përse u anulua goli i Sociedadit ndaj Realit, dhe përse Bilbaos nuk iu dha penallti po ndaj madrilenëve!

Sfidanti.al