Kryesia e Barcelonës do të zhvillojë së shpejti një takim me agjentin e njohur të futbollit, Mino Raiola. Sipas medias spanjolle, arsyeja e takimit ka të bëjë me dy futbollistë që janë “klientë” të Raiolës dhe për të cillët ai do të bisedojë me njerëzit kryesorë të klubit katalonjas.
Barcelona është e interesuar për shërbimit e qendërmbrojtësit qëndror të Ajaksit të Amsterdamit, Matias De Ligt, të cilin, në fakt, po e kërkojnë edhe shumë klube të tjerë të mëdhenj.
Veç De Ligtit, temë bisedimesh pritet të jetë edhe futbollist i ri Çavi Simons. Ky i ri 15-vjeçar është anëtar i akademisë së futbollit së Barcelonës, “La Masia”, por Raiola që përfaqëson interesat e tij, konsideron se ai është në gjendje të luajë me klube të mëdhenj të Evropës.
Sfidanti.al