Mund të duhen 40 milionë euro, por nuk janë edhe aq shumë për klubin më të madh të botës. Tek Borusia e Dortmundit duhet të ketë paksa alarm tani që lajmet janë që Karlo Ançeloti kërkon Rafael Gerreron tek Reali i Madridit. Portugezi 27-vjeçar pati një sezon shumë të mirë në Bundesligë me 5 gola e 11 asiste në 27 ndeshje. Futbollisti ka mjaft përvojë sepse doli kampion i Europës me Portugalinë në 2016, ndërsa ka fituar dy kupa të Gjermanisë. Në Euro 2020, Gerrero ka 1 gol në 2 ndeshje, ndërsa Dortmundi e mori për 12 milionë euro nga Lorieni i Francës. Ai mund të luajë mbrojtës i majtë, po ashtu mesfushor i majtë dhe mesfushor qendre. Ançeloti kërkon përforcimin e dytë nga Bundesliga pasi mori David Alabën nga Bajerni.
Sfidanti.al