Ku do të shkojë Rodriguez? Babai e “burgosë” tek Reali

Vilson Rodriguez ka treguar se James nuk do të largohet nga Real Madrid.

James Rodriguez është një nga futbollistët më të komentuar ditëve të fundit, për shkak të deklaratave të tij se nuk e di nëse do të qëndrojë në Real Madrid.

Por, të ardhmen e tij tashmë e ka treguar babai i tij, Vilson, i cili tha se nuk do të largohet nga Real Madrid.

“Ai ka detyrime ndaj Real Madridit dhe ka një kontratë. Ai do të qëndrojë”, tha Vilson për mediat kolumbiane